Home Ekonomia Platformë pilot për regjistër të përbashkët biznesesh të Italisë, Malit të Zi...

Platformë pilot për regjistër të përbashkët biznesesh të Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi sot seminarin e parë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Regjistrit Tregtar”.

Seminari synon promovimin e platformës dhe popullimin e saj me kompani të sektorëve prioritarë të ekonomisë së tre vendeve: Turizmi, ICT, Fashion/Tekstile dhe Agropërpunim.

Projekti ka mundësuar krijimin e suksesshëm të një platforme pilot transnacionale për të lidhur ndërmjet tyre regjistrat e bizneseve të Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kjo nismë përmirëson mjedisin e biznesit ndërkufitar, duke lehtësuar aksesin në informacion, duke ofruar transparencë dhe saktësi të të dhënave, duke ulur kostot dhe duke forcuar efikasitetin për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Partnerë të projektit janë Ministria e Financave dhe e Ekonomisë e Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë e Bari-t (Itali), Dhoma Ekonomike e Malit të Zi dhe Qendra e Inovacionit dhe e Sipërmarrjes e Malit të Zi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Previous articleTragjike/ Betoniera shtyp një këmbësor, viktima humb jetën në vend
Next articlePeleshi: Hapen 5 vende pune për ekspertët e sigurisë kibernetike