Ish-nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja ka deklaruar se është përfshirë në listat e FRD-së (ish-partia e Bamir Topit, sot drejtohet nga Sali Shehu) të jetë kandidat.
Ai e quan neveri e guxim të tepruar futjen e emrit të tij në listë.
Gjithashtu Nurja i cili ka më herët ka qenë edhe ish-këshilltar i Bamir Topit, teksa ka publikuar edhe foton, ngre shqetësim për këtë përfshirjen pas asnjë konfirmim nga vetë ai.
“Mbrëmë fjeta herët, e sot në mgjes pashë këtë listë që ma kishte dërgu një mik pas mesnate. Deklaroj që nuk i ka kërku FRD-së diçka të tillë, përveç se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi nuk kam firmos as ndonjë formula tip për të tilla raste…Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverije. Jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do të jenë deputet…dhe më gjërë…do ja dalin me ba mrekulli për qytetin, Shtein dhe Kombin tonë. Por, gjithashtu jam shpresëplotë se estrada e Parlamentit ka me vazhdu”, shkruan ai.