Home Aktualitet Plas skandali i skrapit në Hekurudhën Shqiptare. Prokuroria e Durrësit nis hetimet...

Plas skandali i skrapit në Hekurudhën Shqiptare. Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ish kreun Ilir Dashi

Tenderat e skrapit janë përfolur si një burim i madh fitimesh dhe janë përdorur për fushatën e LSI në Durrës dhe ky ishte dhe qëllimi që Ilir Dashi një njeri me abuzime edhe në detyra të mëparshme u soll në drejtimin e Hekurudhës. Ai madje nuk kurseu të bëj tender as edhe 2 javë para se të formohej qeveria e re, kur LSI kishte kaluar në opozitë.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me tenderin e skrapit të 14 lokomotivave, zhvilluar në fund të 2016 dhe fillim të 2017-tës. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se bëhet fjalë për process të parregullut në shkelje flagrante me ligjin, kushtet në të cilat është zhvilluar tenderimi i skrapit të hekurudhës, me drejtues në atë kohë të Ilir Dashin përfaqësues i LSI. Në magazinën e Hekurudhës është magazinuar në total 1201.366 ton skrap, por është prokuruar me mangësi, në peshë 926 ton, duke ngritur dyshime për abuzime dhe shitjeve të padeklaruara mes drejtuesve pjesmarrës në tender dhe blerësve të skrapit. . Burime nga Hekurudha Shqiptare bëjnë të ditu se “Është kërkuar që të lëvrohet ky mall, i dalë nga magazina me dokumentacionin që deklaroheshin 926 ton, ndërkohë që makazinierja (E.Xhetani) nuk ka pranuar sepse gjendjen në magazinë e kishte 1201.366 ton. Mësohet se i është bërë presion magazinieres, ndërkohë që malli nga magazina ka dalë pa dokumentacion shoqërues. Mësohet po ashtu se ky fakt i është bërë evident Drejtuesit të asaj kohe të hekurudhdës, pasi në magazinë gjendja e mallit nuk përputhej me sasinë që është paguar në tender.” Burimet nga organi i akuzës thanë se hetimet janë shtrirë në dëmin e shkaktuar Hekurudhës Shqiptare, ndërkohë që janë nën administrim dokumentacionet mbi të cilat është zhvilluar tenderimi i skrapit, që do të shërbjnë mbi zbardhjen e këtyre procedurave. Ilir Dashi në cilësinë e drejtuesit të HSH akuzohet për shpërdorim të detyrës gjatë kohës që ka drejtuar këtë institucion./Bulevard News/