Home Kronika Plagosja në ish-Bllok, Policia njofton pas 3 ditësh: Ngjarja nuk është fshehur,...

Plagosja në ish-Bllok, Policia njofton pas 3 ditësh: Ngjarja nuk është fshehur, për arsye hetimi nuk e bëmë publike

Tre ditë pas plagosjes me thikë të Eder Dorzit në një lokal në zonën e ish-Bllokut, Policia e shtetit ka dalë me një sqarim. Ato thonë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Sa i përket ngjarjes, policia bën të ditur se kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), 40-vjeçarin banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

SI NDODHI NGJARJA?

Eder Dorzi është plagosur me thikë 27 herë tre ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

Previous articleArrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Vasili nxjerr videon: Ja çfarë thoshte Rama për McGonigal si mik për kokë që e kishte
Next articleStoltenberg: Ne duhet t’i japim Kievit armë më të forta! Të sigurt në vendimin e Berlinit për dërgimin e tankeve ‘Leopard’