Home Kronika Plagosi me armë 30-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu në Shijak

Plagosi me armë 30-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu në Shijak

Policia ka arrestuar 18-vjeçarin Kledi Çyrbja, i cili pas një konflikti për motive të dobëta në Shijak, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega, 30-vjeç.

I plagosuri është transportuar në spitalin e qyetit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 të kësaj të shtune në qytetin e Shijakut. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet në ngarkim të të riut u referuan në prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Previous articleSPAK bashkëpunim me Skerdi Tasen: Dëshmitë e tij përkojnë me ato të Dumanit
Next articleIshin duke raportuar luftimet në vijën e frontit, vritet një gazetar rus në Ukrainë dhe plagosen 3 të tjerë