Home Kronika Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, kolegët e dërgojnë me urgjencë në spital

Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, kolegët e dërgojnë me urgjencë në spital

Plagoset minatori në një subjekti minerar në Bulqizë. ‘Top Channel’ raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme kur minatori Atli Alimani është aksidentuar rëndë në këmbë. Fillimisht aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit të plagosur dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, minatori kishte plagë të rënda në këmbë dhe ky fakt i ka detyruar ta dërgojnë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Previous articleXhaferraj ironizon Nikollën: Jam konfuz, po na propozoni që të zgjedhim si kryetar grupi të PS mes Bashës dhe Çuçit?
Next articleShiten të gjitha biletat për sfidën e kombëtares me Poloninë