Home Politike PL dorëzon amendamentet për buxhetin e 2023 për arsimin: Ta shpëtojmë vendin...

PL dorëzon amendamentet për buxhetin e 2023 për arsimin: Ta shpëtojmë vendin nga braktisja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se kanë depozituar sot amendamentet për Projekt Buxhetin 2023 në sektorin e arsimit. Xhixho u shpreh se amendamentet do përqendrohen pagat e pedagogëve, mbështetja financiare për studentët, rritjen e pagave dhe tekstet mësimore falas.

“Ndaj sot depozitojmë amendamentet tona për Projekt-Buxhetin e 2023 në sektorin e arsimit, për t’u dhënë studentëve mbështetjen që kërkojnë, për t’i trajtuar pedagogët e mësuesit me dinjitetin e merituar e për të lehtësuar sadopak barrën e kostos së librave për prindërit me fëmijë në shkolla.

Pagat e pedagogëve dhe kërkimi shkencor

2.            Mbështetje financiare për studentët

3.            Rritja e pagave të mësuesve

4.            Tekste mësimore falas.”- tha Xhixho.

Deputetja u shpreh se me anë të këtyre amendamenteve sektorit të arsimit do i japë mundësinë deputetëve të Partisë së Lirisë, tu jepet mbështetja më vonë.

“Ndaj, amendamenteve të mësipërme, të hartuara pas një analize të thellë me pedagogë, mësues, studentë, prindër dhe ekspertë të arsimi dhe ekonomisë, kërkojmë që t’u jepet mbështetje nga gjithë kolegët deputetë me votë.

Vetëm duke zgjedhur arsimin mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga braktisja.

Kjo është një mundësi për të gjithë ne që jemi në Kuvend për të përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe mbi të gjitha të rinisë, përpara çdo interesi tjetër personal.”- tha Xhixho.

Më herët, Partia e Lirisë, ka paraqitur pesë amendamente të propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin. Në propozimet e bëra, theksohen kërkesat për: mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për studentët, financime për kërkime shkencore, rritja e pagave me 50% brenda dy viteve, rritja e pagës së mësuesve duke nisur nga 1 janari dhe tekstet shkollore falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Previous articleKandidatja e Berishës për Tiranën: Do i vë tritolin shtëpisë së Ramës, do të pastroj mafian e betonit me tritol
Next articleDeklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo, Elbasani shtet brenda shtetit