Home Bota PKK tërhiqet nga Turqia më 5 maj, thotë lideri

PKK tërhiqet nga Turqia më 5 maj, thotë lideri

largea_107b11366965348Kryengritësit kurd lajmërojnë se do të fillojnë të tërhiqen nga Turqia duke filluar nga 5 maji.

Firat News, një portal i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), ka cituar mbrëmë vonë liderin e tashëm të PKK-së Murat Karayilan të ketë thënë se “tërheqja është planifikuar të bëhet gradualisht në grupe, ndërsa mendojmë ta kompletojmë sa më parë të jetë e mundur”.

Karayilan, ndërkaq ka paralajmëruar Turqinë se në rast se sulmon rrebelët në kohën kur ata po tërhiqen, atëherë edhe PKK do të hakmerret.

Tërheqja e forcave kryengritëse vjen pas arritjes së përpjekjeve të shtuara për paqe ndërmjet të Ankaras dhe PKK-së.

Kreu i kësaj lëvizje rrebele Abdullah Ocala, që është në burg, ka urdhëruar në mars armëpushim, i cili ka për qëllim edhe çarmatosjen e grupeve të PKK-së.

Lajmërimi i lëshuar të enjten mbrëma, nuk saktëson nëse PKK do të lë armët apo jo.

Partia Punëtore e Kurdistanit ka drejtuar një rrebelim në pjesën jug-lindore të Turqisë, që është me shumicë kurde prej vitit 1984.

Konklikti mes kurdëve dhe turqve ka marr jetën e rreth 40.000 viktimave.

Previous articleRrëfimi skandaloz i kurshëririt të Arqile Goresë: Ja si na i vidhte pronat me ndihmën e partisë
Next articleCandice si Marylin Monroe, lë pa frymë “Central Park”