Home Sport Pirlo pret të jetë i komplentuar me ekip kundër Interit

Pirlo pret të jetë i komplentuar me ekip kundër Interit

Juventus do të ndeshet me Interin në fundjavë teksa tani vijnë disa lajme të mira për trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlo.

Sipas SportMediaset, Federico Chiesa dhe Weston McKennie janë stërvitur, por ndaras nga ekipi i parë.

Progresi i tyre është më i mirë sesa ishte menduar fillimisht dhe sipas artikullit, trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, mund ti ketë ata të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Sipas zërave të fundit edhe testimet e Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë rezultuar negative dhe pritet të paraqiten të dielen, por duhet t’ju nënshtrohen edhe një testi paraprak për të qenë të sigurt.

Kjo do të thotë se Pirlo, mund të ketë në dispozicion katër futbollistë në derbin ndaj Interit. Në mbrojtje pritet të jenë dyshja, Chiellini dhe Demiral.

SOURCEbulevard news
Previous articleErion Veliaj urim special për ditëlindjen e FRESSH: Sprint për fitoren më 25 prill
Next article“Stuhia ‘Filomena’ ka goditur vendin tonë”, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti gjatë fundjavës