Home Sport Pique rinovoi kontratën me 50% të pagës

Pique rinovoi kontratën me 50% të pagës

Askush nuk duhet të ketë dyshime në dashurinë e Gerard Piqué për Barcelonën. Në të mirë dhe në të keq. Mbrojtësi qendror katalan ka dhënë shembullin për të gjithë ata që luajnë te Barça jo thjesht për para, por sepse i ndiejnë ngjyrat “blaugrana” dhe janë gati të sakrifikojnë për to jo vetëm duke dhënë maksimumin e mundshëm në fushën e blertë.

Gerard Piqué, në mes të një pandemie që ka dëmtuar arkat e ekipit të Barça, pranoi të ulte pagën e tij në masën 50% këtë sezon.

Pas ndeshjes kundër Ferencvarosit, klubi i Barçës njoftoi katër rinovime në të njëjtën kohë. Njëri prej futbollistëve, që nënshkruan kontratën e re, ishte Piqué. Siç ka mësuar gazeta katalane “SPORT”, qendërmbrojtësi e pyeti klubin se sa për qind ishte e nevojshme ulja e pagës së tij, për të ndihmuar më shumë, dhe nga klubi i thanë se duhej 50%. Gerard Piqué dha “ok|. Megjithëse deklarata zyrtare nuk thoshte asgjë, Piqué pranoi një ulje 50% të pagës së tij, ndërsa Lenglet, Ter Stegen dhe De Jong ranë dakord për 30%.

Pique, por edhe klubi, mund ta ndërpresin kontratën në fund të çdo sezoni, sigurisht në bazë të rrethanave që mund të krijohen. Marrëveshja e re përfundon në vitin 2024, por klubi mund ta ndërpresë nëse ai nuk luan në 35% të takimeve në sezonet 2021-2022 dhe 2022-20223.

Edhe Pique mund ta marrë vendimin për ndërprerje të njëanshme të kontratës nëse mendon që epoka e tij në klub ka përfunduar dhe duhet “të varë këpucët në gozhdë”. Ose në rast se dëshiron të luajë një vit në MLS. Kurrsesi nuk do të largohej nga Barcelona për t’iu bashkuar falas në një ekipi elitar në Europë.

SOURCEbulevard news
Previous article“Ishte një mbretëreshë si në përralla”, kryeministri Rama bën homazhe për të bukurën Geraldina: Përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të Shqipërisë!
Next articleMurrizi me tone të ashpra: Komunistët që kanë qeverisur për 30 vjet e kanë karamelen në fyt, iu dridhen leqet për të kaluarën e pistë