Home Sport Pioli ndez derbin me Interin: Besojmë te përmbysja sepse jemi Milani

Pioli ndez derbin me Interin: Besojmë te përmbysja sepse jemi Milani

Ne besojmë te përmbysja sepse jemi Milani. Kemi treguar se mund të bëjmë ndeshje të shkëlqyera me nivel të larta. Kemi futbollistë me cilësi të mëdha individuale,”-është shprehur fillimisht trajneri i Milanit Stefano Pioli para ndeshjes me Interin për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League të martën në orën 21:00.

Më pas trajneri u ndal te Leao i cili ishte mungesa e madhe e gjysmëfinales së parë, por edhe te futbollistët e tjerë që rrezikojnë ndeshjen: “Leao është më mirë. Gjithashtu Krunic dhe Messias po stërviten. Nëse shkon sipas planit të tre do jenë të gatshëm.”

Sakaq mesfushori italian Sandro Tonali është treguar gjithashtu optimist pavarësisht humbjes 0-2 në ndeshjen e parë. Ai para ndeshjes është shprehur se “beson te përmbysja që më pas mund të ndryshojë sezonin.”

Previous articleTheu bastionin historik të të djathtëve, reagon Benet Beci: Faleminderit nga zemra
Next articleMeta nuk pranon humbjen: Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar