Home Kulture Pimë verë…

Pimë verë…

Nga Petraq Risto

Unë vij një herë
Dy herë ikën ti
Sepse ku pij verë
Më bëhesh dy
Në një banak zemre
Mbështetem dhe pi.

Ti vjen një herë
Unë iki tre
Kur ti pi verë
Nuk njihesh kush je
Je shishe shampanje:
Kërce e shpërthe.

Të dy pimë verë
sy më sy: ndizet zjarr
të shoh katër herë
një puthje të marrë
je vallëzim i paprerë
je ikonë në altar.
Një herë më sheh
Katër puthje të marrë.

Në një banak zemre
Mbështetem dhe pi
Hiret e një femre
Më bëkan magji
Në një gotë vere
Përpiqem ta pi.

Mes nesh ka zbritur Nata:
Nuk është më e ve
Klith Arushë e Madhe
Si një saks në re
Udhën e Qumështit
Vello e bëjmë ne
Katër herë të puth
Ti njëherë më sheh.

Vallëzo, pi verë
Vallëzo, bëhu erë
E hoqa këmishën
Kthema në velë
Në një det me verë
Lundrojmë pa ndërprerë
S’ka gjë pse anija
Nuk ka timonier.

Vallëzo, bëhu erë
E hoqa këmishën
Me qelq më ke prerë
Verë buron në mish
Pima të gjithë gjakun
Të dorëzohem shtrirë
Puthmë, merrma hakun
Dashuri e pirë!

SOURCEBulevard News
Previous articleRama flet për situatën politike: Shqipëria, jo kujdestare apo tutore e Kosovës
Next articleEdi Rama lajmëron nga takimi në Kosovë: Do të tërheq padinë për shpifje ndaj Haradinajt