Home Ekonomia Petraq Milo: Mbështetja ekonomike e Qeverisë për familjet më në nevojë në...

Petraq Milo: Mbështetja ekonomike e Qeverisë për familjet më në nevojë në ndihmë ekonomike, më e ulë edhe se Kosova

“Mbështetja ekonomike e Qeverisë për familjet më në nevojë në ndihmë ekonomike mbetet e papërfillshme dhe kjo shtresë sociale ndjen shumë e më shumë rritjen e kostos së jetesës
Vetëm një krahasim i nivelit të ndihmës sociale që marrin familjet në ndihmë ekonomike në Shqiperi me ato në Kosovë është një tregues i mos vullnetit politik për të mbeshtetur denjësisht këtë shtresë sociale.
Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2021, mesatarisht një familje në ndihmë ekonomike ka përfituar 58 Euro në muaj. Ndërsa një familje po në vitin 2021 sipas të dhënave të Agjensisë së Statistikave të Kosovës ka perfitur nga 100 deri 120 mesatarisht Euro në muaj.
Përafërsisht një familje në ndihmë ekonomike në Shqipëri përfiton dy herë më pak se një familje në Kosove. Kur në një kohë që buxheti i Shqiperisë është pothuajse dyfish më i larte se buxheti i Kosoves. Në vitin 2021 buxheti i Shqipërisë është rreth 4.9 miliard Euro, ndërsa i Kosovës është rreth 2.5 miliard Euro.”, ka shkruar Petraq Milo në rrjetet sociale.
Previous articleTarifat e reja të patentës, Berisha akuzon Gonxhen: Është hajdut i papërmbajtur
Next articleParis Hilton tregon një incident me Harvey Weinstein kur ishte 19 vjeçe: Më ndoqi deri në banjë