Home Slideri Peshkatarët e Durrësit kryeministrit Sali Berisha: Po na trajtoni si në kohën...

Peshkatarët e Durrësit kryeministrit Sali Berisha: Po na trajtoni si në kohën e diktaturës

Sequence 02_3Nga Xhevo Gradica / Kryeministri Sali Berisha ka kaluar një orë bisedë shumë të vështirë dhe të paparashikuar me peshkatarët e Durrësit të cilët vazdhojnë të ndeshen me shumë probleme. Berisha e ka menduar të lehtë bisedën duke e cilësuar si fillimi një fushate të këndshme për PD në këtë qytet. Por ka ndodhur krejt ndryshe. Pas premtimeve në fushatat e njëpasnjëshme të bëra nga PD dhe vet kryeministri Berisha që nga viti 2005 e deri më tani, flota peshkimit ka ndeshur në barriera edhe më të mëdha. Madje vet peronarët e anijeve dhe barkave të peshkimit si dhe disa peshkatarë me përvojë e kanë krahasur këtë periudhë të qeverisjes nga Berisha të njëjtë me atë të kohës së diktaturës. Aty është thënë se burokracia në kapiteneri, port, ministrinë e Mjedisit, atë të Transporteve, ministrinë e Bujqësisë i ka ndëshkuar shumë. Organizatorët e takimit elektoral të Berishës me përfaqësues të Flotës së peshkimit në Durrës kishin marrë të gjitha masat për të njoftuar ata persona që do shprehnin vetëm falenderime për qeverinë. Flota ka afro 400 persona që mbajnë frymën e tyre me gjuetinë në det, pa përfshirë këtu sektorët e prapavijës dhe bizneset e tregtimit e të përpunimit. Por në takim me Berishën kanë qenë rreth 20-25 peshkatarë e pronarë anijesh të cilësuar si më të besuarit e PD, kurse pjesa tjetë ishin eskorta dhe grupi që vendoset në rreshtin e parë dhe në kende të ndryshme pë të duartrokitur . Keqtrajtimi sektorit të peshkimit për interesa të ngushta duke lënë pa punë dhe duke shtyrë drejt falimentimit dhjetra biznese e aktivitete, ka provokuar edhe zërin e protestës në këtë takim. Berisha ka bërë të gjitha përpjekjet për t’i anashkaluar me të qeshur dhe në disa raste edhe duke u dhënë të drejtë, ndonëse mësohet se takimi është cilësuar i dështuar dhe një sinjal aspak i mirë për fushatën elektorale të Berishës. Takimi me sektorin e peshkimit është bërë tek gurët në anë të murit rrethues të portit të Durrësit, atje ku ka nisur të ndërtohet porti i ri. Kryeministri nuk ka ngurruar të bëjë të njëjtin veprim si dhe në rastet e tjera me shirita përpurues edhe pse porti ka ndërprerë thuasje plotësisht punën pasi ka mbaruar fondi planifikuar. Gjatë 23 viteve flota e vjetër dhe e rrënuar e peshkimit ka mbijetuar pranë sheshit të trageteve në kufirin mes terminalit të udhëtarëve dhe ish kantierit detar që sot është privatizuar. Pronarët e anijeve i kanë thënë kryeministrit Berisha se ndaj flotës së peshkimit jo vetëm që nuk është vënë dorë ndihme, por, përkundrazi, flota është shkatërruar me dorën e shtetit. Çështja kryesore ka qenë ndërtimi një porti të ri që pasi u zvarrit për dhjetë vite ka nisur të ndërtohet pranë shëtitores “Taulantia”. Ata i kanë bërë të ditur Berishës se janë të falimentuar pasi importi është i pakontrolluar dhe është monopol i segmenteve të shtetit. Ndërkohë është thënë se qeveria u ka premtuar subvencion të naftës, gjë që nuk e bëri. Tjetër shqetësim për ta është riparimi anijeve. Tani asnjë anije peshkimi nuk riparohet në dokun e ish kantierit detar për shkak të çmimeve shumë të larta, duke detyruar pronarët të marrin lundimin në qindra milje për në portet e tjera. Qeveria u pati premtuar edhe favorizim në kohën e plotësimit të dokumentacioneve dhe kredi për të blerë anijë, apo për të rinovuar teknologjinë, gjë që u tha se premtimet i përkasin së kaluarës pa ndonjë rezultat. Berisha mori përsipër të dërgojë një grup specialistësh të ministrisë së lnjës për të diskutuar zë për zë shqetësimet e ngritura, ndërkohë që flota peshkimit i dha të kuptojë Berishës se premtimet e tij për këtë sektor kanë qenë vetëm elektorale.

Porti i ri i peshkimit

Punimet për ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Durrës filluan në muajit prill të vitit 2012. Pas zvarritjeve të shumta u nënshkrua kontrata mes Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave dhe kompanisë austriake “Straberg”, e cila u shpall fituese e tenderit ndërkombëtar për realizimin e projektit të portit. Ndërtimi i portit të peshkimit do të realizohet me financimin e Bankës Islamike prej 16.8 milion dollarë në stadin fillestar të ndarë në dy lote dhe do të përfundojë brenda një periudhe 20-mujore. Porti i peshkimit ka nisur të ndërtohet ngjitur me portin detar të Durrësit, i mbështetur pjesërisht në muret dallgëthyese të pjesës perëndimore të tij. Projekti i tij është realizuar disa vite më parë nga kompania marokene CID. Ai parashikon ngritjen e një skoliere (barriere me gurë) prej 800 metra linear përballë murit perëndimor të portit në krahun e shëtitores “Taulantia”, nga vendi ku ndodhet kapiteneria deri në godinën e stacionit meteorologjik. Sipas projektit brenda basenit ujor prej 8 hektarë që do të krijohet mes dy mureve, do të ndërtohen tre pontile (ura) me gjërësi 4 metra dhe me gjatësi 84 metra secila. Ndërtimi i portit të ri do të mundësojë ankorimin e 130 motopeshkatoreve njëherësh, gjithnjë nëse nuk do të ketë gjatë rrugës ndryshime të projektit fillestar, si dhe punësimin e afro 750 personave. Godinat e administratës do të ngrihen në një territor tokësor prej 2.2 ha, ku do të ndërtohen gjithashtu edhe magazinat frigoriferike për tregtimin e peshkut me shumicë si dhe dispeçeria e sektorit të peshkimit. Të ardhurat e vërteta dhe më të mëdha financiare nuk do të vijnë nga peshkimi, por pikërisht nga transferimi i afro 150 motopeshkatoreve dhe çlirimi i kalatës së bllokuar prej tyre për afro 270 metra në vazdhim të sheshit të trageteve në portin e Durrësit. Sipas masterplanit për zgjerimin dhe modernizimin e portit detar më të madh të vendit gjatësia e kalatës së trageteve do të dyfishohet, ndërsa manovrat e anijeve dhe trageteve në basenin portual nuk do të kenë pengesën që sjellin motopeshkatoret e vendosura aktualisht përballë hyrjes detare të portit.

 

Previous articleNë një muaj, zhdoganohet 8800 ton karburant më shumë
Next articleObama: Siria do të lirohet nga tirania e Assadit