Home Sport Peshëngritje/ Starton në 18 mars kampionati, Teuta synon titullin kampion

Peshëngritje/ Starton në 18 mars kampionati, Teuta synon titullin kampion

peshengritjaKampionati kombëtar për të rritur që do të zhvillohet më 18 Mars është edhe aktiviteti i parë i peshëngritjes shqiptare për këtë vit. Teuta në këtë kampionat do të përfaqësohet me 8 peshëngritës të cilet do të garojnë në disa pesha të ndryshme. Trajneri i Teutës Besnik Psatha shprehet optimist për një përfaqësim dinjitoz të ekipit të tij me objektiv madhor titullin kampion. Psatha deklaroi se peshëngritëit durrsakë kanë vijuar stërvitjen me ritme të larta dhe janë në gjendje të mirë si dhe premtojnë shumë për rezultate. Sipas Psathës Teuta do ta ruajë titullin kampion edhe këtë vit duke arritur një tjetër sukses. Teuta është kampione aktuale e peshëngritjes për të rinj dhe të rritur. Aktualisht po punohet me disa peshëngritës mjaft cilësorë, me të cilët mund të arrihet cdo sukses në aktivitetet kombëtare. Në këtë kampionat synohen vende të para me Sopot Sulën në peshën 94 kg, me Bruno Nuhon në peshën 62 kg dhe me Jetmir Hoxhën në peshën 77 kg.