Home Kuriozitete Pesë materiale toksike tek veshjet që mund t’ju dëmtojnë shëndetin

Pesë materiale toksike tek veshjet që mund t’ju dëmtojnë shëndetin

Bluzet e ngrohta apo fustanet me ngjyra të ndritshme, streçet tona të preferuara , ka kaq shumë veshje që në fakt janë të bëra prej materialit sintetik.  Edhe pse këto veshje duken bukur dhe na bëjnë të ndjehemi komod, ato mund të jenë të dëmshme për lëkurën tonë. Nga era e keqe e lëkurës, të vjella apo dhe diçka më keq. Kimikatet që gjenden në materialet sintetike  nuk janë shumë të mira për lëkurën tonë. Ja ku e keni një listë me materiale që ju dëmtojnë.

Poliestër.

Ky është një nga materialet më popullorë. Edhe pse mund të jetë i përzier me komponentë natyror, si pambuku, përsëri mund të jetë i dëmshëm për ne. Ndërkohë që veshim poliestër, lëkura jonë ka vështirësi për të marrë frymë. Mund t’ju krijojnë irritim, kruerje, skuqje, ekzemë. Prandaj mundohuni t’i shmangni veshjet me këtë material.

Mëndafshi.

Kjo është një fibër e bërë nga celuloza. Ky produkt nuk është vetëm i rrezikshëm, por edhe i pashëndetshëm.  Kjo lëndë mund të çlirojë substance toksike që mund të shkaktojë të vjella, dhëmbje koke, dhëmbje muskujsh dhe pagjumësi. Mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për natyrën.

Najloni.

Çorape, të brendshme, dhe shumë veshje të përditshmërisë janë të përbëra nga najloni. Është një produkt që nuk kushton shumë dhe përdoret në masë. Në të njejtën kohë nuk është zgjedhja më e mirë për ta vënë në kontakt me lëkurën. Rrobat që janë me përbërje najloni nuk e thithin djersën, gjë që shkakton erëra të këqija dhe infeksion. Ky material ju irriton lëkurën.

Akrilik.

Në përbërje kjo lëndë ka akrilonitrile, që është një mutacion. Ekspozimi ndaj kësaj substance mund të na shkaktojë shumë  probleme me shëndetin. Disa prej tyre janë dhëmbjet e kokës, të vjella, vështirësi në frymëmarrje dhe shumë të tjera.

Material elastik.

Këto lloj materialesh gjënden tek streçet, bluzet, të brendshmet, bikini etj. Si të gjithë materialet e tjera sintetike, janë të përbëra nga substanca kimike, që mund të jenë edhe kancerogjene. |Bulevard News|

Previous article“Ju e dini që për mua si hebre ju detyrohemi kaq shumë”, ambasadori i Izraelit flet pas ndihmës që ekipet e tyre dhanë pas tërmetit
Next articleCavani shumë afër kalimit në La Liga, Madridi destinacioni i tij i ri