Home Sociale Përurimi i “Plazhit të aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar”

Përurimi i “Plazhit të aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar”

E mërkurë, 18 Maj 2022, 10:30-11:30, 500 m nga rreth rrotullimi i Golemit, pranë Hotel Murrizi, Kavajë.

Fondacioni “Së bashku” me mbështetjen e Qeverisë Austrialiane dhe Bashkisë Kavajë, sjell për herë të parë në Shqipëri modelin e një plazhi publik plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.

Ky plazh është pozicionuar 500 m larg rrethrrotullimit të Golemit, pranë Hotel Murrizi, Kavajë dhe sjell standardet e mëposhtëme.

  1. a) një rrogoz aksesi i cili është i rezistueshëm ndaj ujit dhe krijon akses në ujë për karrocat, personat që përdorin karrige me rrota, personat me vështirёsi shikimi, këmbësorët etj.;
  2. b) një karrige me rrota lundruese plazhi që do të lejojë personat me aftësi të kufizuara fizike dhe tё moshuar për të shijuar detin;
  3. c) një dush të hapur i cili është i aksesueshëm për personat me të gjitha llojet e aftësive të kufizuara;
  4. d) sinjalistika e nevojshme për identifikimin e plazhit të aksesueshëm;

Në kuadër të projektit është hartuar edhe një manual për plazhet e aksesueshme, në mënyrë që modele të tilla të përsëriten në të gjithë bregdetin tonë.

Fondacioni “Së bashku” ka nderin t’ju ftojë në përurimin e plazhit të parë publik plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar, me datë 18 maj, ora 10.30, Golem, Kavajë.

Duke ju falënderuar paraprakisht për vëmendjen dhe pjesëmarrjen, mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo informacion.

Me respekt,

Znj. Suela Lala

Drejtore Ekzekutive

 

 

AGJENDA

Përurimi i “Plazhit të aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar”

E mërkurë, 18 Maj 2022, 10:30-11:30, 500 m nga rreth rrotullimi i Golemit, Kavajë.

10:20 – 10:30   Mbërritja e të ftuarve.

10:30 – 10:50  Fjala hapëse.

znj. Suela Lala, Drejtore Ekzekutive Fondacioni “Së bashku”.

10:50 – 11:20    Përshëndet aktivitetin.

                          Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Z. Redjan Krali.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Znj. Mirela Kumbaro

11:20 – 11:30  Prezantimi i Manualit për plazhin e aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar.

                        Znj. Anisa Seferaj, Eksperte e Projektit “Plazhi i aksesueshëm në Kavajë/Shqipëri”.