Home Aktualitet Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para bashkisë Durrës: Nuk na japin...

Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para bashkisë Durrës: Nuk na japin listëpagesat, i kërkojmë prej vitesh

Anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar kanë protestuar ditën e sotme përballë Bashkisë Durrës, për shkak të mos lëshimit të listë-pagesave të invalidëve nga ana e këtij institucioni.

 

 

 

 

Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore. Ata deklarojnë se shteti po u heq të drejtën të mos përfitojnë pagesën që u takon me ligj, as invalidëve dhe as kujdestarëve të tyre.

Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, që prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 – gusht 2010.

Previous article400 mijë euro ende “jetime”/ Gjykata merr vendimin për pastruesen “milionere” dhe të birin
Next articleQuhet bima e jetës dhe rritet edhe në Shqipëri, 7 vlerat befasuese të saj për shëndetin tonë!