Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçare, pasi kishte përshtatur lokalin për shitje droge në doza të vogla.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen A. S. banuese në Durrës. Sipas policisë gjatë kontrolleve të ushtruar ndaj saj dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.