Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për dhënien e një opinioni në lidhje me përplasjet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojmë këtu se Meta ka kërkuar nga Venecia, opinion për veprimtarinë antikushtetuese, që sipas tij kanë ushtruar Kuvendi i Shqipërisë dhe Kryetari i KED-së, Ardian Dvorani në procesin e emërimit të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Kërkesa e Presidentit Meta, do të shqyrtohet bashkarisht me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në muajin Mars.