Home Politike Përplasja në PD/ Caktohet treshja e gjyqtarëve që shqyrton çështjen

Përplasja në PD/ Caktohet treshja e gjyqtarëve që shqyrton çështjen

Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit kërkoi që të mos pranohet ankimimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike pas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës.

Tashmë u takon të zgjedhurve me short nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese.