Home Rajoni Përplasja e dy trenave në Greqi, zotohet Mitsotakis: Do t’i zbulojmë shkaqet,...

Përplasja e dy trenave në Greqi, zotohet Mitsotakis: Do t’i zbulojmë shkaqet, do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos përsëritet

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar vendin e tragjedisë, ku humbën jetën 40 persona, si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Ai u zotua se do të zbulohen shkaqet e plota të aksidentit fatal, teksa ka shtuar se do bëhet gjithçka e mundur për të parandaluar një tragjedi të ngjashme.

Mitsotakis tha se “Ajo që po përjetojmë sot është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi që nuk mund të përshkruhet sot. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit dhe prej andej të identifikojmë trupat. Ju garantoj se do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të parandaluar që diçka e tillë të mos ndodhë më.”

Previous articleSkandal në Francë, miliarderi Al-Khelaifi akuzohet për rrëmbim dhe torturë
Next articleAksidenti me 9 të plagosur në Tiranë/ Flet shoferi i urbanit: Kam 20 vjet drejtues autobusi, atë mëngjes unë…