Home Rajoni Përplasja e dy trenave në Greqi, humb jetën një shqiptar (EMRI)

Përplasja e dy trenave në Greqi, humb jetën një shqiptar (EMRI)

Një  shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktimave në Larisa në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Sipas gazetarir Arlind Isa, viktima është 60-vjeçari nga Lushnja, Pavlin Bozo.

“Një shqiptar, 60-vjeçar nga Lushnja, Pavlin Bozo ka humbur jetën në këtë aksident. Ai ka qenë një ndër 12 punonjësit që zhvillonin aktivitetin e tyre në tren. Trupi i tij, deri në momentin që flasim nuk është gjendur ende”, ka thënë gazetari.

Deri më tani kanë ndërruar jetë 47 persona, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të plagosur ka shkuar në 8.

Previous articleMessi shpenzon 280 mijë euro/ U dhuron lojtarëve të Argjentinës iPhone të larë në flori
Next articleStudimi më i ri befason, mjaftojnë 11 minuta ecje të shpejtë për të parandaluar 10% të vdekjeve