Home Aktualitet Përplasen klanet në PD Durrës. Tan Golja mposht Berishën për kreun e...

Përplasen klanet në PD Durrës. Tan Golja mposht Berishën për kreun e CEZ-it

sait dollapiRiorganizimi pas marjes së administrimit nga Said Dollapi, ka hapur jo vetëm vende pune po edhe telashe për PD dhe aleatët e saj, të cilët kanë filluar të grinden për të emëruar njerëzit e tyre në këto funksione. Sipas një organizimi të ri, çdo qytet do të ketë një “Said Dollap” si drejtues lokal dhe posti që do drejtohet kushton si pagë mujore rreth milion lekë të vjetra, duke bërë kështu që një drejtues lokal i CEZ-it të paguhet më shumë se Presidenti i vendit. Po ndërkohë që kjo ka nisur si fushatë organizimi, ajo që duket më e rëndësishme është përplasja në PD-në e Durrësit se kush do të jetë drejtori të paktën për pak muaj pas ikjes nga pushteti të PD-së. Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se lidhur me personin që do të emërohet ka nisur një luftë e ashpër fill pas hapjes së ankandit e cila është fokusuar në dy klane që njëkohësisht mbështesin edhe dy emra. Sipas po të njëjtave burime, klani i drejtuar nga pengmarrësit e PD-së në Durrës kërkon të vendosë aty Neritan Goljen, ndërsa kundërshtarët e shikojnë më shumë të aftë për këtë pozicion Pëllumb Berishën. I pari ka qenë favorit dhe kryesues në sondazhet jopolitike brenda antarësisë së PD-së edhe për faktin se ka qenë emigrant në Itali dhe nuk ka pasur mundësi të arsimohet. Sherri ka marrë përmasa jashtë etike në fakt jo nga vetë dy kandidatët po nga ata që i mbështesin, ndërsa aktualisht të dy këta persona janë në poste të rëndësishme ku Golja është drejtor në atë që quhet institucioni i patentave, ndërsa Pëllumb Berisha është nëndrejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare. Golja është futur në PD si pjesë klanesh dhe marrëdhëniesh të tij fillimisht me Telitin dhe më pas edhe me Olldashin e Carën, ndërsa aktualisht shoqërohet me njerëz që janë në detyra nepotike lidhur me emrin e Genc Jukës. Ajo që i ka revoltuar jashtë mase kundërhstarët e trij në PD ka të bëjë edhe me arsimimin e tij i cili lë shumë për të dëshiruar për faktin se i përket brezit të atyre që e kishin harruar që kishin mbaruar arsimin e lartë. Ndërkohë Berisha shihet si njeri me reputacion dhe kontribute shumë herë më shumë se Golja, por ajo që i ndan të dy është se Tirana mbështet këtë të fundit nëpërmjet Olldashit, ndërsa Berisha ka një mbështetje te njerëzit që janë penalizuar nga ky klan. Të dy personat e deklaruar si kandidatë, nuk kanë pranuar të prononcohen zyrtarisht. Madje kanë lënë të kuptojnë se zgjedhja e secilit do të respektohet. Po kjo për dy kandidatët , pasi klanet që janë krijuar në mbështetje të tyre janë përfshirë në sherr dhe e kanë quajtur zgjedhjen e Goljes si triumfi i klanit pengmarrës të PD-së, por edhe degradimi i institucionit që për drejtues merr një njeri si ky i fundit i paarsimuar dhe me diploma të blerë.

Previous articleDeputeti Eduart Halimi mashtron banorët në kabinat e Plazhit të Durrësit
Next articleXhaxhi militant përfundon poemën, Ed Bushi e këndon me lahutë në grupseksionin e tij dhe i vë titullin “Klubi i Zullumit”