Home Kronika Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre persona

Tre të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”. Policia e Gjirokastrës njofton se janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet K. S. Të lënduarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Previous articleSituatë e qetë në Leposaviç/ Serbët provokojnë sërish, afrohen te barrikadat e KFOR-it
Next articleDhunë&tensione në veri të Kosovës, Berisha: Dënoj me forcë këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit!