Home Kulture Përndjekja neokomuniste e artistëve shqiptarë

Përndjekja neokomuniste e artistëve shqiptarë

Nga Kalosh Çeliku

Artan Kastrati, në koncertin e tij solistik erdhi para publikut në festat historike të Nëntorit me dhjetë vepra instrumentale të punuara intenzivisht vitin e fundit (2022). Vepra të zhanreve të ndryshme muzikore, ku rrënjët i kanë nga melosi shqiptar. Ҫdo instrumental, e ka të realizuar e përcjellur me video, ku në disa video shfaqen edhe pikturat e piktorit të famshëm botëror Adem Kastrati.

Edhe Sot, mu si Dje: në sistemin komunist, fëmijtë e artistëve shqiptar ndiqen për shkak të babait?! Një rasti tillë, i ndodhi këto ditë edhe artistit Artan Kastrati. Djalit, të piktorit me famë botërore Adem Kastrati. Rrufjanët, përderisa në sistemin komunist ia ndiqnin me metoda të papara policore babain, sot e ndjekin edhe djalin. Asgjë, nuk ka ndryshuar nga sistemi Komunist, dhe Neokomunist. Populli thotë: Ujku qimen e ndërron, por jo edhe hujin. Fatkeqësisht, mu si dje: me të njëtat metoda policore, hakmerren tinëzisht pas shpine ndaj “kundërshtarëve” politik, “armiqëve” të shtetit “përbashkët”, dhe artistëve që mendojnë ndryshe. Fshikullojnë me Penë, artin e tyre me dobësitë e partive politike.

Nuk i marrin parasysh reagimet e tyre si përmisime të gabimeve politike. “Armiqëve” të shtetit “përbashkët”. E, sidomos ndaj artistëve të talentuar, që i ka lindur Natyra Shqiptare. Nuk u takojnë partive politike, por mbarë popullit shqiptar. Partitë politike, vijnë në pushtet me afate të caktuara politike, trumbetime premtuese partiake parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Dhe, ikin me “fitoret” dhe të metat e tyre trusakate në histori. Artistët e vërtetë, janë të përjetshëm, nuk vdesin kurrë. Mëkot, partizanët partiak me një asht në gojë, ose një torbë taxhi përqafe, ndërsehen tinëz pas artistëve kryengritës shqiptar. Këlyshët me zgjebe e kanë kot, që kanë cofur sot përsëgjalli. Njeri, nuk do ketë: Nesër, me qerre t’i shpie në varr.

Gjatë një koncerti muzikor (përballë manifestimeve kulturore partiake), që mbajti në Shkup Artan Kastrati me dt. 20 nëntor në ora 15.00 te përmendorja e Skënderbeut, partizanët partiak e lanë edhe pa rrymë elektrike. Edhe, atë: kohën, kur aktivistët e partive politike i mbushnin sheshet dhe restorantet me partizanë partiak e zhurma kulturore partiake. Mjetet e informacionit, shtetërore dhe private, të varura e “pavarura”, turren pa tru në kokë, duke u shtyrë me bërryla e grushta: kush është më besnik ndaj partisë politike, cila është më e mira?! Vendeve të punës, përkrahjeve të partive politike me kamera televizive shtetërore e private, të varura e të “pavarura” me gjithë këto profesorë universiteti me qerre, gazetarë partiak me thasë, dhe analistë politik të partive politike me kontenierë?!

Koncerti i Artan Kastratit Sot, politikanët: i gjeti në gjumë. Gërhisnin, gjithë Natën në prehërin e partive politike me poste partiake: vende pune, dhe honorare marramendëse. Përmëkeq, në një Mot festiv të Nëntorit Historik me shi e politikanë të strukur dhe vdekur nëpër kabinete qeveritare. Por, jo: edhe në manifestimet e tyre partiake kulturore festive të Nëntorit Historik, kur çirren me Trumbetat e Tellallit para kamerave televizive, dhe syve të popullit me “politikën e tyre madhore”. Shpatën e Skënderbeut e nxjerrin nga brezi, flamurin kuqezi, gjuhën shqipe. Armët e Rilindasëve Shqiptar, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. E, jo Trurin. Kokën mbi Qafë. E kanë nën sjetulla. Turren me të katra rrugëve, vetëm e vetëm pas posteve partiake, vendeve të punës, dhe pasurisë personale, familjare dhe partiake.

Nëntori Historik, sipas tyre është: “fitorja” e tyre madhore për ta gëzuar dhe fituar pushtetin: postet politike, dhe pasurinë personale, familjare, partiake. Dhe, jo: e Rilindasëve shqiptar me tru dhe pasuri që i prinë me shekuj popullit shqiptar. Këto kalorës të arratisur, jo që nuk kanë shkri pasuri trashëgimtare, por nuk kanë dhënë as edhe një kafe për popullin shqiptar. Përveçse, e kanë vjedhur dhe plaçkitur popullin vite me radhë, duke e sakatuar në arsim dhe kulturë. Politikanë, që hapin universite partiake dhe vende pune vetëm për vete, familjarët dhe partizanët e tyre trusakatë partiak. Jo, se e duan aq shumë popullin shqiptar, por për rrëmbimin titujve shkencor me duar e këmbë.

Demokracia, dhe “armiqtë e padukshëm”, ua hapi dyert krah më krah para oborrit të partive politike. Gati të gjithë politikanët tanë patriotë, që u morën me politikë, rrëmbyen edhe tituj shkencor, dhe vende pune nëpër universitete shtetërore dhe private. Kohë Sot, kur nuk kemi nxënës dhe studentë për shkolla dhe universitete. Edhe pse, me ato diploma universitare dhe tituj shkencor me plagjiatura të blera me para dhe vjedhura, “shkencëtarët” nuk janë në gjendje ta shkruajnë edhe një fjali pa gabime gjuhësore para nxënësve në dërrasën e zezë. Një muaj i festojnë të arriturat dhe festat e Rilindasëve shqiptar. Njëmbëdhjetë muaj tjerë të vitit historik: bëjnë gjumë Nate, dhe “politikë madhore” shqiptare.

Njëzetë vite, përpiqen t’i shpëtojnë postet partiake: pasurinë dhe vendet e punës personale, familjare dhe prtiake me arsim dhe kulturë kombëtare: flamur kuqezi, gjuhë shqipe, shkolla, universitete, dhe manifestime kulturore partiake.

O Imzot! Edhe, mua më qahet. Shpërthejnë, lotët. Po, nuk kam lotë. Përpak, të më shpëtojnë lotët si politikanët. Rrëke, të më shkojnë faqeve për Liri. Shpatën e Skënderbeut e kanë nxjerrë nga brezi. Vrasin e presin “armiq të padukshëm”. Turruni, o burra: t’i shpëtojmë nga lufta e përgjakshme me “armikun e padukshëm”, “Kalin e Shemës” pas porte! Amani, dilni: dhe, ua fshini lotët rrëke, se do na mbytet nga Lumi i lotëve, dhe gjaku derdhur i tyre në fushën e mejdanit me vite për Liri…

Edhe, Kali i Skënderbeut në varrezat e automobilave, në “Bit-Pazar”, Shkupin Historik…

Previous articlePërmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në qarqet e prekura, banorët në Shkodër kthehen në shtëpitë e tyre
Next articlee-Albania nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare