Home Aktualitet Përmirësohet situata nga përmbytjet në Durrës, përgjysmohet sipërfaqja e përmbytur, bie niveli...

Përmirësohet situata nga përmbytjet në Durrës, përgjysmohet sipërfaqja e përmbytur, bie niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm

Kur kanë kaluar 48 orë situata nga përmbytjet që përfshinë qarkun e Durrësit duket e qetë. Uji është tërhequr nga tokat bujqësore ndërsa lumejtë Erzen dhe Ishëm kanë shkuar në shtratin e tyre. Prefekti i qarkut Durrës Emiljan Jani shprehet se të gjitha strukturat e emergjencës janë në gatishmëri teksa shton se gjatë ditës së sotme ka pasur reshje me intensitet të ulët.

Në Bashkinë Durrës reshjet kanë rënë më intensitet të ulët duke bërë që të ketë një normalizim të situatës. Niveli i ujit të lumit Erzen është në rënie. Niveli në Hidrovirin e Porto-Romanos është -1m, kurse tek Hidrovori i Hamallajt është -1.2m. Ndërkohë bëhet me dije se në banesat në të cilat kishte prezencvë uji tashmë situata është e qetë.

Në bashkinë Krujë prurjet e lumit Ishëm kanë rënë duke bërë të mundur dhe tërheqjen e ujit nga tokat bujqësore. Sipërfaqja e prezence uji është përgjysmuar, rreth 70 ha. Ndërsa në akset rrugore nuk ka prezencë uji dhe qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht.

Dhe në bashkinë Shijak situata ditën e sotme paraqitet e qetë. Reshjet e shiut kanë rënë me intensitete të ulët dhe duke bërë që lumi Erzen të rikthehet në shtratin e tij. Bëhet e ditur se të gjitha strukturat janë në gatishmëri nëse do të ketë sërish një përkeqësim të kushteve të motit gjë që mund të djellë daljen e lumejve nga shtratet dhe rrezikimin e banesave dhe qytetarët.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive. Në Durrës situata duket e qetë dhe gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për raste problematike.

Previous articleDështimi i dialogut në Bruksel, REL: BE nuk mund t’ia dalë vetëm me Kosovën e Serbinë
Next articleLubonja për Portin e Durrësit: Punon mafia, jo shteti, i duhet për pastrimin e parave