Home Politike Përmbytjet/ Panariti në Lezhë: Nevojë urgjente për të ushqyer bagëtitë! Nuk mjaftojnë...

Përmbytjet/ Panariti në Lezhë: Nevojë urgjente për të ushqyer bagëtitë! Nuk mjaftojnë 80 mijë euro në vit fond për kullimin në zonën e veriut

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga eskperti Petrit Gjoni inspektojnë zonat e përmbytura në Lezhë. Ata u takuan me banorë në Gjadër dhe deklaruan se kjo situatë ka ardhur nga mosmenaxhimi siç duhet, ndërsa sipas tyre buxheti për kullimin në vlerën e 80 mijë euro në vit për gjithë zonën e veriut është i pamjaftueshëm.

“Situata është shumë e rëndë dhe dramatike. Më e rëndë është se priten shira në vazhdim. Sot konsiderohet ditë kritike për Shqipërinë. Nga tani deri natën do të kemi përkeqësim të situatës. Kam ardhur për të ndihmuar banorët. Në një banesë, dëmet ishin të dukshme, veçanërisht në bazën ushqimore për blegtorinë. E gjithë baza ushqimore ka marrë ujë. Ata kanë nevojë urgjente për të ushqyer bagëtitë. Vëmendja është të ndihmohen familje për të përballuar nevojat e jetesës dhe dëmet që po pësojnë nga përmbytja.

Tani kërkohet ndërhyrje emergjente në kanalet. Duhet të vijnë dhe specialistët për të përcaktuar natyrën e problemit dhe për të marrë masa. Problemi nuk shihet aty ku ekziston. Bordit të veriut i jep vetëm 80 mijë euro financim në vit për ndërhyrje në argjinatura, në kullim, thellim, në zhbllokimin e nyjeve dhe riparimin e hidrovoreve. Në buxhetin që kaloi tek bujqësia të shtohet kjo masë financimi. Kjo është qesharake. Ekziston mundësia që të gjenden fonde”, tha Panariti.

Previous articleBerisha-Alibeaj ‘autogol’ me Xhaçkën, qeveria shpall investitor strategjik kompaninë e deputetit të PD! A do të kërkojnë përjashtimin dhe heqjen e mandatit?
Next articleDeklarata e Ardjan Çapjas/ ‘Rithemelimi’ e përdor për të sulmuar Taulant Ballën: I lidhur me bandat në Elbasan