Home Aktualitet Përmbytjet në Shkodër/ Mblidhet Komiteti i Emergjencave, Peleshi: T’i lëmë dallimet, sot...

Përmbytjet në Shkodër/ Mblidhet Komiteti i Emergjencave, Peleshi: T’i lëmë dallimet, sot s’ka lidhje politika

Komiteti i Emergjencave është mbledhur ditën e sotme pas situatës së rëndë të krijuar në qarkun e Shkodrës pas përmbytjeve masive në disa fshatra. Duke folur në takim prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni u shpreh se situata është nën kontroll pavarësisht se ka banesa nën ujë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se situata nuk ka të krahasuar me vitet e tjera teksa u kërkoi bashkive të përdorin fondin e alokuar nga fondi i emergjencave. Peleshi tha se janë dërguar edhe 120 trupa të forcave të armatosura shtesë në zonë.

Niko Peleshi: Në këto momente duhet të jemi të gjithë bashkë per të ndihmuar njerëzit. Në prioritet kemi jetën e njerëzve. Jam ndjerë keq për aksidentin. Kemi dërguar 120 trupa shtesë. Do i kërkoja të gjitha bashkive të përdorin fondin e alokuar nga fondi i emergjencave. Kjo situatë nuk ka të krahasuar me vitet e tjera.Presim përmirësim te situatës. Ti lëmë dallimet. Më vjen keq që hapet panik. Sot nuk ka lidhje politika.

Për situatën foli dhe Drejtori i OSHëë Shkodër Armand Zhuka tha se të gjitha fidrat janë në punë përveç Kelmendit.

Arman Zhuka: Të gjitha fidrat janë në punë, përvec Kemendit. Puka 100% me energji, edhe Shkodra.Stafi ynë është në punë, por punojnë edhe për difektet jemi në gatishmëri dhe ia kemi dalë, puna do vazhdoj. 

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se situata në hidrovore mbetet në kontroll dhe se ekipet e emergjenca janë në terren për të bërë monitorimin e plotë të situatës së krijuar.

Frida Krifca: Situata në hidrovorë është në kontroll të plotë. Puna aty vijon normalisht dhe stafi bashkë me ekipet e punës janë aty. Nuk kemi mungesë të energjisë elektrike dhe jemi në kontakt me OSHEE-n për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve. Puna në hidrovorë vijon me tërheqjen e ujit nga toka.

Previous articleOpozita akuzoi se Shqipëria vijon importin e energjisë pavarësisht reshjeve, Rama: Keqardhje nga llumi i shpifjeve
Next article“Ishte torturë”, emigranti shqiptar për BBC: Do të doja të mos kisha provuar kurrë të hyja ilegalisht në Britani