Home Politike Përmbytjet në Lezhë dhe Shkodër, deputetet e PD kërkojnë interpelancë me Ramën

Përmbytjet në Lezhë dhe Shkodër, deputetet e PD kërkojnë interpelancë me Ramën

Një grup deputetësh demokratë kanë dorëzuar kërkesë pranë Kuvendit me qëllim zhvillimin e një interpelance me kryeministrin e vendit Edi Rama pas përmbytjeve në zonën e Lezhës dhe Shkdorës.

Pjesë e listës së deputetëve që kanë kërkuar interpelancë me Ramën janë Enkelejd Alibeaj; Helidon Bushati; Emilia Koliqi; Ramadan Likaj; Andia Ulliri; Merita Bakiu; Gazmend Bardhi dhe Arbi Agalliu.

Prej dy ditësh disa zona në veri-perëndim të vendit janë nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura dhe shkarkimeve të shumta prej HEC-eve në basenin e Drinit. /abcnews.al

Previous articleAsambleja Parlamentare e NATO-s njeh Rusinë si shtet terrorist
Next article“Tre javë më parë Rama lutej për shi, sot…”, situata në veri, reagon Tedi Blushi: Shkodrën e përmbyti korrupsioni i kryeministrit dhe jo Zoti! Drejtësia të veprojë