Home Politike Përmbytje nga jugu në veri, Balla: Situata është nën kontroll, parazitët e...

Përmbytje nga jugu në veri, Balla: Situata është nën kontroll, parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të gjithë ata që janë dëmtuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, Balla ka pasur një thirrje për opozitën që të mos dezinformojë për situatën që është krijuar në vend si pasojë e reshjeve.

“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt, shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tillapër të dezinformuar.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të them se dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media.

Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen.

Por gjithçka në këto momente është në nivelin e   sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren. Shqipëria ka nivel të mirë të energjisë elektrike por duhet të ruhet për ditët në vijim. Pjesa më e madhe e kolegëve janë në terren.”- tha Balla.

Previous articleKreu i FRPD-së si Rama: Jam tifoz i Juves dhe kam frikë të ngas makinë
Next articleNënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne