Home Sport Përmbysje e çmendur, por Guardiola revoltohet: Nuk e njoh ekipin tim, ishim...

Përmbysje e çmendur, por Guardiola revoltohet: Nuk e njoh ekipin tim, ishim me fat

Gola, spektakël dhe një përmbysje e çmendur e Man.City përballë Tottenham. Tifozët e futbollit shijuan një sfidë fantastike, 6 gola të shënuar, në fund festojnë “qytetarët” e Pep Guardiola-s që dalin me tre pikë në një sfidë që u komplikua jashtëzakonisht shumë brenda pjesës së parë.

Në limitet e fraksionit të parë, “gjelat” e Antonio Conte-s realizuan dy gola, fillimisht me Kulusevskin në minutën e 44-të, ndërsa në minutën e dytë shtesë ishte Emerson që dyfishojë shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, Man.City zbriti i transformuar në fushë, ku brenda dy minutash barazuan gjithçka. Alvarez në minutën e 51-të ngushtoi shifrat në 1-2 ndërsa Haaland me kokë riktheu baraspeshën në Etihad. City nuk e uli për asnjë moment ritmin dhe në minutën e 63-të Mahrez në shtyllën e parë përfitoi nga një keq pozicionim i Hugo Loris duke përmbysur rezultatin. Në fund, në minutën e 90-të, Mahrez realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Man.City duke kompletuar përmbysjen e madhe.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Guardiola del me pikë të plota duke ngushtuar hendekun me Arsenal në vetëm 5 pikë, por me një ndeshje me shumë. Pa diskutim që kjo përmbysje zuri faqet e para të mediave britanike të cilat bëjnë përgjegjës edhe një herë Hugo Loris, ndërsa Pep Guardiola nuk i kursen kritikat ndaj ekipit të tij pavarësisht fitores:

“Nuk e njoh ekipin tim. Ishim me fat, e them me sinqeritet. Pas pjesës së parë nuk besoja te përmbysja. Në dëshirojmë të mposhtim Arsenal, por në këtë mënyrë ata do të na masakrojnë. Tifozët tanë qëndruan në heshtje për disa minuta, dua që tifozët e mi të rikthehen”, u shpreh ndër të tjera Pep Guardiola pas ndeshjes.

Previous article“Drejtësia të bëjë punën”, deklarata e fortë e ambasadores Kim: Ka zyrtarë që s’i zë gjumi, kanë frikë se do shpallen ‘non-grata’ e do shkojnë në burg
Next articleSerbia nuk është më entuziaste për anëtarësimin në BE, thotë Vuçiç