Home Politike Përlotet deputetja Edlira Hyseni: Durrësi ka nevojë për një qeveri që do...

Përlotet deputetja Edlira Hyseni: Durrësi ka nevojë për një qeveri që do t’i përgjigjet

Deputetja e LSI, Edlira Hyseni ka folur ditën e sotme në Kuvend për situatën e rëndë në të cilën ndodhet qyteti i Durrësit, pas goditjes nga tërmeti tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.

Hyseni u përlot gjatë fjalës së saj në Kuvend, ndërsa theskoi se asnjë lekë që do të shkojë për të prekurit nga tërmeti nuk do të prekët.

 “Durrësi ka nevojë për një shtet, për një qeveri që do ti përgjigjet. Është kjo qeveri sot që duhet ti përgjigjet me një plan konkret, ti përgjigjet me zemër, Durrësi ka nevojë për dashuri, ka nevojë që ai komitet që ka marrë përsipër ta ndërtojë Durrësin dhe gjithë zonat e prekura  ta bëjë më ndershmëri. Komiteti i rindërtimit që ka marrë përsipër rindërtimin e Durrësit ta bëjë me ndershmëri . Asnjë lek i destinuar për Durrësin të mos preket. Unë dua ta besojë që kjo qeveri do ta bëjë punën e vet ashtu siç nuk e ka bërë 30 vite. Ka nevojë dhe për drejtësi. Për të parë kush janë fajtorët por prioritet është që njerëzit të kthehen në normalitet”-tha Hyseni./ Opinion.al

1575540749_deputetja
Edlira Hyseni-deputetja e Durresit
Edlira Hyseni-deputetja e Durresit1
Edlira Hyseni-deputetja e Durresit11
Edlira Hyseni-deputetja e Durresit111
SOURCEBulevard News
Previous articleÇ’është dëshpëruese te azili i Agron Tufës dhe rasti për të kujtuar se kush është Edi Rama
Next articleVettingu/ KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt