Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përjashtimit nga Kuvendi me 10 ditë për 8 deputetë të PD-së, pasi bllokuan foltoren.
“Opozita nuk është nxenese e Qeverisë. Kjo e fundit nuk ka per detyrë të edukojë të paren me “shkulje veshi”. Perjashtimi i vazhdueshem i deputeteve nuk është respektim i etikes parlamentare por goditje ndaj parlamentarizmit.
Opozita fjalen ka nese nuk i jepet mundesia që ta thotë atë biem në autoritarizem ndaj të cilit kemi detyren e shënjtë të reagojmë.
Ky nuk është apel meshire ndaj qeverisë se opozita e gjen mundesinë për ta thënë fjalen e saj por thirrje për tu kthyer tek arsyeja si respekt ndaj vendit.
Në vendet demokratike nuk ndeshkohet as fjala as opozita. Kjo ndodh atje ku ato shihen si bezdi.
Pas ketij qortimi opozita duhet të mbaje pasterti, të presë thonjet, të lajë dhembet ,të profumoset e të flase me zë të ulet.Ndojeherë të shohë nga Taulanti në tha gjënë e duhur”, shkruan Gjekmarkaj.
Të përjashtuar në dy seanca janë deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.