Home Editorial Përgjumje socialiste në Durrës

Përgjumje socialiste në Durrës

turiNga Artur Llana  / Kur fushata elektorale ka nisur zyrtarisht starti duket se ka dhënë shenjat e para të një gare që po nxjerr në pah dy gjëra kryesore. E para një mobilizim deri në kufij diktature të PD-së për të administruar të gjithë administratën në këto zgjedhje dhe një përgjumje që rrallë herë është parë në kampin opozitar duke qenë se njihet pjesa tradicionale e mobilizimit të militantëve të saj. Pa as më të voglin dyshim, PD-ja ka startuar më fuqishëm, jo nga pjesëmarrja e njerëzve në mitingje, po nga angazhimi për të detyruar dhe njerëz për të votuar për to, për të kërcënuar dhe njerëz për të votuar për to dhe aq më shumë për të rrjeshtuar një sërë servilësh të cilët janë gati në shkatërrojnë një proçes për të mos dorëzuar pushtetin. PD-ja pa as më të voglin dyshim po ndjek të vetmen altarnativë që i ka mbetur. Ajo është e gatshme të sakrfikojë jo për të shërbyer një mandate për qytetarët që do të ishte edhe paradoks që në një vend të lindjes komuniste një komunist merr tre mandate rresht, kur këtë e ka bërë vetëm ish kancelari gjerman Kohl dhe Toni Bler në Angli, por thjesht për të ruajtur atë që ka abuzuar, atë që ka vjedhur, atë që është korruptuar dhe fakti që ka njerëz të mitingje nga adimistrata ajo po ruan bythën e vet nga një e nesërme që është e frikshme nëse nuk do të jetë në pushtet, po ama jo me një kryeministër që pikturon korrupsionin po që e lufton atë. PD-ja ka arritur që të mbledh rreth saj fundërrina në çdo pjesë të administratës, në çdo cep zyre dhe aq më shumë në çdo cep të asaj që quhet pushtet dhe ku militantizmi i ngjan atyre shkelsave që në gjuhën popullore quhen kopila. Ajo që mbetet për tu sqaruar është nëse janë kopila të injorancës, të prejardhjes, të abuzimit apo të korrupsionit ose në fund të fundit kopila të tenderave që i kanë pjellë si fëmijë politik të maternitetit të kësaj qeverisje që pamjen e ka të Halimit. PD-ja po sakrifikon gjithçka për të mbajtur pushtetin, madje edhe gjëra që njerëzit po i humbën u mbetet të struken në guacka të rëndomta ose të bëhen maskarenj servile duke thënë se fajin e kishte ai i madhi. Ndërkohë që nga ana tjetër PS-ja në Durrës po bën një fushatë të vobekët për të mos thënë që është anemike dhe kjo nuk është se po përcillet pa pasoja. Është shumë e çuditshme që në një qytet ku “Duka i krimit” bëhet me Berishën, socialistët e Durrësit kanë mllef se nuk i kanë kandiduar Malajn në Vlorë. Kam tentuar një ditë të shikoj me sytë e mi se si po punohet në PS dhe ajo që kam parë ishte më shumë se e frikshme. Në shtabet që kanë marrë përsipër të rregullojnë imazhin, ose pihet kafe, ose hahet picë, ose pickohen për shkak të vullnetarizmit që i ka çuar aty. Po ka dhe më keq. Gudulisjet shoqërohen me ëndërra se ku do të fillojë punë ai që mund të jetë dashnori dhe ku do të punësojë atë që beson se gjithçka është firmosur dhe tashmë problem është se si do të ndahen vendet e punës. Këtë radhë nuk do të detajoj asgjë, po kjo nuk do të thotë që nuk do të flas edhe me emra jo për vendet e punës që ata duan dhe po i diskutojnë lokaleve, po për heshtjen që ata po i bëjnë kësaj fushate që për dreq dikush i ka thënë se e kanë të sigurtë fitoren se i ka ardhur LSI-ja. E kanë lesh të sigurtë dhe ti mbledhin votat si të duan. Berisha është mjeshtër zgjedhjesh dhe nëse ai e ka menduar skemën, socialistët kanë një tjetër mundësi por që do të ketë kosto për të gjithë popullin pasi rreziku i përsëritjes së 96 nuk është larg. Ajo që më bën të çuditem është fakti se si një parti tetë vite në opozitë nuk ka një strukturë t’i funksionojë. Mos u trembni dhe kini kurajon ta pranoni se madje ka dhe mitingje të dështuar. Kujt i ka mbetur qejfi nga kandidatët e ka zgjidhjen në PD pasi edhe kjo vetë ka mundësuar këtë gjë duke i marrë disa deputetë socialist ku mund ta gjejnë veten. Pa as më të voglin dyshim që PS-ja në Durrës është futur në një qerthull të mbyllur, është bërë preh e klanizimit të saj që tashmë nxori kokë dhe ata që duhet të punojnë për të qenë nesër në pushtet po vajtojnë ata që edhe e kanë shitur nga pak bythën te PD-ja kur ka qenë rasti. Procesi i fushatës nuk është proçes celebrimi. Përkundrazi ai është proçes pjesëmarrje, ndërgjegjësimi dhe bindje për të votuar një program. Nuk mund të ndahen vendet e punës pa fituar pushtetin, ndërsa turpi është se ata që gjymosin dhe tymosin pasdite nesër do të jenë në ballë për të kërkuar shpërblimin. PD-ja në Durrës ka dhënë sinjale të forta të një fushate totalisht të mobilizuar. Fushata e PS-së është e përgjumur dhe pa interes. PS-ja egziston në Durrës edhe pa Gazmir Bizhgën, i cili mund të mos jetë pjesë e legjislativit, por mund të jetë e egzekutivit. Bile më mirë aty që t’i japi drejtim atyre policëve që ka vënë në foto. Po kjo nuk do të thotë se duhet të vajtojmë Gazmir Bizhgën që nuk kandidoi dhe të shkatërrojmë një endërr për të marrë pushtetin.

Previous articleDurrës, Të gjitha institucionet e shtetit kërcënojnë punonjësit: Plotësoni formularin për PD-në
Next articleFRD: Do kemi rezultat surprizë në Durrës, refuzuam edhe ofertat me karrige në parlament