Home Bota Përgjim dhe falsifikim dokumentesh, 19 vite burg për ish-komisionerin spanjoll të BE-së

Përgjim dhe falsifikim dokumentesh, 19 vite burg për ish-komisionerin spanjoll të BE-së

Ish-komisioneri i BE-së i Spanjës, Jose Manuel Villarejo, i akuzuar për një sërë skandalesh që përfshijnë elitën financiare dhe politike të vendit të tij, u dënua sot me 19 vjet burg në një nga gjyqet e tij të para në një çështje të përgjimit të paligjshëm.

71-vjeçari Villarejo u shpall fajtor për “shkelje të sekretit profesional” dhe “falsifikim”, sipas Gjykatës Kombëtare, përgjegjëse për çështje “të ndjeshme” dhe e gjykoi së bashku me 26 të bashkëakuzuar të tjerë.

Ish-komisioneri, i cili qëndroi në paraburgim për tre vjet në periudhën 2018-21, dhe ndaj të cilit prokurorët kërkojnë dënimin me 109 vjet burg, megjithatë u lirua nga akuza për veprën e “korrupsionit” dhe marrjes së burimeve financiare nëpërmjet zhvatjes.

Në ditën e parë të gjyqit, Villarejo u shfaq vetë si viktimë, duke thënë se qeveria nuk e trajtoi atë si një “të dyshuar për krime”, por si një “armik për t’u shfarosur”.

Veprimet e Villarejos në vitet e fundit kanë çuar në hapjen e disa hetimeve paraprake dhe i kanë dhënë një goditje shumë kompanive të mëdha të listuara në bursën e Madridit

Previous articleTrafikantit i konfiskohen pronat: SPAK kërkon të marrë 23 pasuritë e të dënuarit në Spanjë
Next articleDenoncimi i qytetarit që “u lidhi duart” 11 inspektorëve të IKMT-së! Reagon Policia e Shtetit: Vetëm 4 prej tyre…