Home Aktualitet Përfundon rinumërimi i kutive për bashkinë e Rrogozhinës, Memolla mbetet fitues me...

Përfundon rinumërimi i kutive për bashkinë e Rrogozhinës, Memolla mbetet fitues me 21 vota diferencë

Ka përfunduar rinumërimi i kutive për votat për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës. Në përfundim, rezultati ka qenë i njëjtë, Edison Memolla i PS ka numrin më të madh të votave pavarësisht diferencës së vogël me Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’.

Përkatësisht pas rinumërimit të votave, Edison Memolla rezulton të ketë 5129 vota dhe kandidati rival, 5108, me vetëm 21 vota diferencë.

Ndërkohë në rezultatin e KQZ-së, Memolla rezultonte më parë me 5133 vota ndërsa Hoxha me 5103.

Previous articleKush është shqiptari që e kishte kthyer lokalin në bazë të “Ndranghetës”
Next article“Tentativa” e Gaz Bardhit dhe kompani, për t’i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!