Home Politike Përfundon rikonstruktimi i qendrës shëndetësore në Lekbibaj, Manastirliu: 340 të tilla nga...

Përfundon rikonstruktimi i qendrës shëndetësore në Lekbibaj, Manastirliu: 340 të tilla nga veriu në jug

Rehabilitimi i qendrës  shëndetësore në Lekbibaj në Tropojë ka përfunduar duke mundësuar shërbime më të mira për banorët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli pamje nga qendra e rehabilituar duke vë në dukje se me përfundimin e e saj, numri i qendrave të rehabilituara në të gjithë vendin është 340.

Manastirliu theksoi se këtë vit do të rehabilitohen edhe 60 qendrat e tjera shëndetësore duke çuar numrin në 400 qendra të rehabilituara që do u shërbejnë qytetarëve.

“Me plus 60 qendrat e tjera shëndetësore që rehabilitohen këtë vit, shkojnë në 400 qendrat e kujdesit parësor me infrastrukturë të përmirësuar radikalisht, që i shërbejnë qytetarëve me kushtet dhe standardet më të mira”, shkruan Manastirliu.

Programi i Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave ka filluar fazën e dytë të zbatimit, ndërkohë që në fazën e tij të parë janë rehabilituar dhe rindërtuar 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin.

Previous articleNuk ndalet tmerri në Turqi, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda
Next articleVdekja e kenianes, shoqja dëshmon sërish dhe nuk ndryshon versionin e ngjarjes: Shoferi i kazinosë e shantazhoi për lidhjen