Home Aktualitet Përfundon protesta në Rinas/ Kryeplaku: Do përshkallëzohet, do të na bashkohen edhe...

Përfundon protesta në Rinas/ Kryeplaku: Do përshkallëzohet, do të na bashkohen edhe gratë

Është mbyllur protesta në Rinas. Pas dy orësh, qytetarët në Rinas dolën dhe bllokuan autostradën e më pas marshuan drejt shkollës së fshatit. Kryeplaku i fshatit tha se protesta do të përshkallëzohet në ditët e ardhshme.

Edhe përshkallëzim do të ketë, do të nxjerrim gratë dhe do dalim.’– tha qytetari.

Deri tani ka shkuar shumë qetë, shumë mirë. Këtu janë mbi 60 familje, kërkesa jonë është shumë e thjeshtë. Që ti cojmë në shkollë në këtë rrugë. Nuk ka asnjë vend, nëse iu kap kamera një rrugë alternative, ju kërkojmë ndjesë. Se paskemi pasë rrugë dhe nuk e kemi dit. Do ketë pjesmarrje më masive. Do nxjerrim dhe pjestarë të tjerë të familjes.‘- ka deklaruar kryeplaku.