Janë 315 kandidatë për deputetë dhe kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike që janë përzgjedhur nga komisioni i vlerësimit në PD.
Nga 498 emra, janë skualifikuar 183 dhe 315 do të vazhdojnë garën dhe do të votohen nga Këshilli Kombëtar.
Skualifikimi i 183 emrave u bë në bazë të kritereve për kontributet që kanë dhënë në politikë dhe në parti.
Faza e tretë ishte edhe faza e fundit e punës së Komisionit të Vlerësimit.
Dy ditë më parë, anëtarja e vlerësimit në PD, Enriketa Papa tha se pas fazës së tretë lista i dërgohet bashkëngjitur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratike.