Home Politike Përfundon mbledhja e Këshilli Politik/ Reagon Rudina Hajdari: PS-ja më dha garanci...

Përfundon mbledhja e Këshilli Politik/ Reagon Rudina Hajdari: PS-ja më dha garanci për…

Mbledhja e Këshillit Politik sapo ka përfundur pas disa orësh diskutime, për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Menjëherë ka reaguar Rudina Hjadari, e cila u shpreh se ka marrë garanci nga PS për hapjen e listave 100%.

“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë këtu në këshillin politik, të gjithë jemi të lodhur, por qytetari po triumfon. Zëri i qyteatrëve do të dëgjohet, ne do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse jemi lodhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, i kam duruar me një qëndrim, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Në këtë mbledhje morëm garanci, që shumica duhet të kuptojë, që listat do të hapen 100%, kjo garanci u dha sot. Pas ndryshimeve kushtuese jam e hapur për të bashkëpunuar me PD-në për të amenduar Kodin Zgjedhor për hapjen e listave 100%. Cdo standard që garanton këtë drejtë, edhe koalicionet, që prekim një standard që përkon me vendet e BE-së, por edhe një standard që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. 30 Korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar”. u shpreh Hajdari.

SOURCEbulevard news
Previous articleLushnjë/ Zbardhet atentati me dy viktima, burg për Orgest Bilbilin, shpallen në kërkim Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi
Next articleGjiknuri akuza PD-së: Kanë taktikë bllokimin dhe zvarritjen e procesit