Home Aktualitet Përfundon greva e urisë, arrihet marrëveshja e invalidëve me Ministrinë e Shëndetësisë

Përfundon greva e urisë, arrihet marrëveshja e invalidëve me Ministrinë e Shëndetësisë

Greva e urisë e invalidëve ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të hëne pasi është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk dihet ende si kanë rënë dakord pasi invalidët kërkonin që t’i kthenin pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare. Ndërkohë kanë njoftuar se nesër në orën 09:10 do të flasin për mediat lidhur me marrëveshjen.

Zv.ministrja e Shëndetësisë takoi 5 invalidët duke i premtuar se para fundit të vitit do t’i kthejnë të gjithë paratë e refuzuara duke i thënë se janë krijuar edhe lehtësira të tjera. Ministria ka vendosur krijimin e grupeve të posacme të kontrollit mjekësor.

Në këtë mënyrë, do të ushtrohen kontrolle për secIlin invalid të prekur nga ndryshimet e fundit që janë justifikuar me ekzistencën e një VKM-je.

Previous articleSpartak Ngjela: Rama të rrisë rrogat, ndryshe… Ja si i riktheu Polonia emigrantët në atdhe
Next articleI dënuar për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, ish-agjenti i SHIK nis një betejë të re gjyqësore