Home Kronika Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit, ka dëme...

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit, ka dëme materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan mëngjesin e sotëm. Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen ‘Kala’ të qytetit, ndërkohë zjarrfikëset, të cilat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, nga ky zjarr nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të vogla materiale. Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.