Home Ekonomia Përfaqësues të AKU-së, pjesë e trajnimit në Gjermani mbi artikujt e ricikluar

Përfaqësues të AKU-së, pjesë e trajnimit në Gjermani mbi artikujt e ricikluar

Përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit morën pjesë në një trajnim të zhvilluar në Lajpzig të Gjermanisë.

Trajnimi kishte në fokus proceset e autorizuara të riciklimit për materialet plastike të cilat mund të përdoren në kontakt me ushqimin, organizuar nga BTSF (Better Training for Safer Food) dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës.

Objektiv kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i njohurive në aspektet përkatëse të autorizimit dhe kontrollit të procesit të riciklimit të plastikës dhe shpërndarjen e praktikave më të mira në të mirë të procesit të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut.

U trajtuan hollësisht edhe kërkesat ligjore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me materialet dhe artikujt e ricikluar që vihen në kontakt me ushqimin.

Previous articleGjermania i jep donacion FSK-së tre kamionë në vlerë 405 mijë euro
Next articleKovaçevski në takim me Geer: Vazhdojmë rrugën evropiane për mbështetje të fuqishme nga BE