Home Bota Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, reagon ashpër Kremlini: Fitorja e Ukrainës iluzion,...

Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, reagon ashpër Kremlini: Fitorja e Ukrainës iluzion, do të pendoheni

Vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë nuk do të ndryshojnë rrjedhën e luftës dhe Perëndimi do të pendohet për “iluzionin” e tij se Ukraina mund të fitojë në fushën e betejës, thotë Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: Ne kemi thënë vazhdimisht se furnizime të tilla nuk do të ndryshojnë asgjë, por do të shtojnë probleme për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

I pyetur nëse furnizimi i Ukrainës me armë gjithnjë e më të avancuara do të thoshte se konflikti po përshkallëzohej, ai tha: “Ne shohim një përfshirje të tërthortë dhe ndonjëherë të drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në këtë konflikt.

“Ne shohim një përkushtim ndaj iluzionit dramatik se Ukraina mund të ketë sukses në fushën e betejës.Ky është një mashtrim dramatik i komunitetit perëndimor që do të jetë më shumë se një herë shkak për keqardhje.”

Previous articleKë pritet të arrestojë SPAK? Gazetari Hoxha zbulon 3 çështjet që do kenë zhvillime
Next articleKlopp flet për derbin kundër Chelseat, tregon nëse Nunez është i gatshëm