Home Kuriozitete Përdoruesit e TikTok ngrenë padi për të bllokuar ndalimin e përdorimit në...

Përdoruesit e TikTok ngrenë padi për të bllokuar ndalimin e përdorimit në Montana

Pesë përdorues të TikTok në Montana të cilët krijojnë përmbajtje të postuar në aplikacionin e videove të shkurtra kanë ngritur padi në gjykatën federale për ta bllokuar ndalimin e ri të shtetit ndaj platformës nën pronësinë kineze.

Padia e cila o dorëzua në Gjykatën e Qarkut të Montana-s gjatë së mërkurës, ka emrin e prokurorit të përgjithshëm të shtetit, Austin Knudsen, i cili është i ngarkuar për zbatimin e ligjit, raporton Reuters.

Përdoruesit e TikTok argumentojnë se shteti kërkon të “ushtrojë kompetenca mbi sigurinë kombëtare që Montana nuk i ka dhe të ndalojë fjalimin që Montana nuk mund të shtypë”. Padia tha se përdoruesit besojnë se ligji shkel të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë.

Emily Flower, një zëdhënëse e Knudsen, tha se shteti ishte gati për padi. “Ne prisnim një sfidë ligjore dhe jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur ligjin”, tha ajo.

Sipas padisë, pesë paditësit, të gjithë banorë të Montanës, përfshijnë një stilist të rrobave të qëndrueshme të banjës që përdor TikTok për të promovuar kompaninë e saj dhe për t’u angazhuar me klientët; një ish rreshter i Trupave Detare të SHBA-së, i cili përdor TikTok për t’u lidhur me veteranë të tjerë; një fermere që përdor TikTok për të ndarë përmbajtje në lidhje me aventurat e saj në natyrë; një studente që studion fiziologjinë e aplikuar të njeriut dhe ndan përmbajtje për aventurat e saj në natyrë; dhe një njeri që ndan video humoristike në TikTok dhe fiton të ardhura nga përmbajtja që poston.

Zyrtarët e Montana, shtet i cili ka pak më shumë se 1 milionë banorë, bënë të ditur se TikTok mund të përballet me gjoba për secilën shkelje dhe se do ketë gjoba ditore shtesë prej 10 mijë dollarëve në rast të shkeljes së ndalimit.

Previous articleSi u bë franga shqiptare në vitet ’30 monedha më e fuqishme e Europës?! Kolapsi global i Kursit të Këmbimit që prodhoi ‘paradoks’ në vendin më të varfër të Evropës
Next articleSpahiu: Dështimi fatal në Tiranë, Berisha ka bërë nderin e jetës Veliajt