Home Aktualitet Përdorimi i një ‘Abetare’ në të gjithë vendin, VKM-ja:Nis nga viti shkollor...

Përdorimi i një ‘Abetare’ në të gjithë vendin, VKM-ja:Nis nga viti shkollor 2022

V E N D I M
PËR

PËRJASHTIMIN NGA PROCEDURA E PËRZGJEDHJES NGA MËSUESIT NË BAZË SHKOLLE TË TEKSTIT TË ABETARES

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes nga mësuesit në bazë shkolle të tekstit të abetares dhe unifikimin e saj si tekst i vetëm “Abetare”, për të gjithë nxënësit në institucionet e arsimit parauniversitar.

2. Teksti i vetëm “Abetare” sigurohet nga botues, mbi bazën e standardeve të teksteve shkollore, nëpërmjet një konkurrimi të hapur, të barabartë dhe transparent, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

3. Teksti i vetëm “Abetare” do të përdoret në sistemin arsimor parauniversitar, duke filluar nga viti shkollor 2022-2023 e në vijim.

4. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ