Home Kronika Përdhunoi 13-vjeçaren në vitin 2019, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Përdhunoi 13-vjeçaren në vitin 2019, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në vitin 2019 përdhunoi një 13-vjeçare.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

SOURCEbulevard news
Previous articleSot 1 vit pa legjendën e futbollit, Maradonën e kujtojnë mijëra tifozë
Next articleVuçiç pas takimit me Putin: Premtoi se nuk do ta lërë Serbinë në baltë dhe do të…