Home Kronika Përdhunohet e mitura në Shkodër, policia arreston abuzuesin 19-vjeçar

Përdhunohet e mitura në Shkodër, policia arreston abuzuesin 19-vjeçar

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi është kallëzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit. Ka qenë e dhunuara, një 15-vjeçare, e cila ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa ka deklaruar se shtetasi D.M., e ka detyruar të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. 19-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç”.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisaratin e Policisë Shkodër ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi D. M. e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.