Home Bota Përcillet për në banesën e fundit ish-presidenti i Parlamentit Evropian David...

Përcillet për në banesën e fundit ish-presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, figura politike nga e gjithë bota mblidhen në Romë

Figura politike nga e gjithë bota janë mbledhur mëngjesin e sotëm në qytetin historik të Romës për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë disa muaj më parë.

Institucionet e Bashkimit Evropian do të përfaqësohen nga presidentja e përkohshme e parlamentit evropian Roberta Metsola, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, drejtues të grupeve politike dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian.

Të pranishëm do të jenë deri në 300  person, kjo për shkak të pandemisë, ndërsa jashtë do të vendoset një ekran i madh në mënyrë që të marrë pjesë cdo qytetar që ka dëshirë.

Më 10 dhjetor, Sassoli u shtrua në spital në Itali për shkak të komplikimeve të rënda të lidhura me një mosfunksionim të sistemit imunitar. Të gjitha ngjarjet në të cilat ishte planifikuar të merrte pjesë kreu i Parlamentit Evropian janë anuluar. David Sassoli ishte president i Parlamentit Evropian prej 705 vendesh që nga viti 2019.

Në dhjetor, 65-vjeçari Sassoli, një ish-gazetar nga Partia Demokratike Italiane, njoftoi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur si kryetar i PE, në mënyrë që, shpjegoi ai, “të mos përçajë shumicën evropiane”. Mandati i tij përfundoi në janar. Është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian që një president në detyrë kandërruar jetë. Sipas rregullores së brendshme të Parlamentit Evropian, nënkryetari i parë duhet të veprojë si president deri në zgjedhjen e një pasuesi.